Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur për rreth 1 orë e 20 minuta kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve.
Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli raporton se në fokus të kësaj mbledhje me dyer të mbyllura kanë qenë strategjitë për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet 2025.
Të dielën e 8 Shtatorit, Edi Rama bëri publikë emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe. Në Qarkun e Tiranës ra në sy shtimi i dy emrave të tjerë, Spiropalit dhe Manastiriliut.
Ndërkohë, të shtunën e kaluar, PS mblodhi Asamblenë e Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesit politikë të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.
Mësohet se kreu i socialistëve u ka kërkuar angazhim maksimal anëtarëve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët. Rama ka kërkuar që strukturat e partisë t’u ofrojnë mbështetje të rinjve që duan t’i bashkohen kësaj force.
Emrat e drejtuesve të qarkut:
Tiranë – Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës – Emirjana Sako
Shkodër – Benet Beci
Lezhë – Ulsi Manja
Dibër – Blendi Gonxhe
Kukës – Pandeli Majko
Elbasan – Arbjan Mazniku
Fier – Belinda Balluku
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Berat – Ervin Demo
Vlorë – Bledi Çuçi
Për Diasporën – Taulant Balla
/tvklan.al