Kryesocialisti Edi Rama rinis sot nga New Yorku turin e takimeve “Krenar për Shqipërinë”. Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e të shtunës, në orën 11 me orën lokale.
Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 do të jetë në Selanik.
Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano, formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.
Në New Jork pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë dhe këngëtarët në nisje të takimit. Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe Kryeministrit.
Tv Klan