Teksa ndau detaje për ekspozitën e saj të veçantë “Man of The Castle”, Blerta Kambo flet në “Jo Vetëm Modë” edhe për bashkëpunimin si fotografe me kryeministrin Edi Rama.


Për pak vite, Blerta ka punuar si fotografe zyrtare e Ramës e më pas u largua në Londër. Ajo thotë se ndonjëherë kur është pa mendje Rama ngjan paksa i vrazhdtë, por ka një energji krejt tjetër kur buzëqesh. Vitet kur punonte për të, i kujton si të bukura, por edhe të lodhshme.

-Bashkëpunime me kryeministrin, e kujton herën e parë kur t’u propozua?

Blerta Kambo: Në fakt unë kam punuar për të në 2011-ën për herë të parë, ka qenë kryetar bashkie, por shumë shkurt në në fushatë. Pastaj në 2013-ën, unë nuk isha shumë entuziaste të jem e sinqertë për të punuar me politikën apo për një drejtues për vetë faktin se kisha në plan të largohesha nga Shqipëria për shkollën.

-Si kanë qenë ato vite?

Blerta Kambo: Kanë qenë shumë shumë të bukura, por edhe të lodhshme.

-Gjatë këtyre viteve, tipari më i bukur dhe më i vështirë i kryeministrit?

Blerta Kambo: Do thoja që është nga ata persona, duke e parë si fotografe, ndonjëherë ngjan i vrazhdtë nga jashtë kur qëndron dhe nuk e ka mendje, sikurse është edhe e kundërta në momentin që ai qesh, i qesh gjithë fytyra.

-Shumë solar!

Blerta Kambo: Po shumë solar! Më kujtohet një moment kur ishim në zyrën e Obamës, po bisedonin dhe unë isha shumë e vëmendshme, unë nuk ekzistoj kur kam aparatin në dorë, jam aty e përfshirë. Ata dhanë dorën, qeshën me një shaka dhe unë as nuk e di vetë se kur e kapa, por e kapa.

Ajo tregon po ashtu që Rama ishte prezent në ekspozitën e saj të fundit duke e mbështetur punën e saj.

“U gëzova, mendoj dhe shpresoj që i vjen mirë për mua”, përfundoi Kambo./tvklan.al