Për të përdorur aplikacionin qeveritar e-Albania qytetarët kanë prej kësaj të diele edhe një ndihmëse virtuale.

Bëhet fjalë për Diellën, një grua të veshur me motive nga krahina e Zadrimës të krijuar përmes inkubatorit të inteligjencës artificiale të AKSHI-t.

Ajo shfaqet në ekranin e kompjuterit apo telefonit smart sapo klikon në platformën e-Albania dhe përmes një mesazhi zanor të fton të përdorësh asistencën e saj për të marrë shërbimin që kërkon.

Ndihmësja virtuale është opsionale për përdorim dhe këshillat e saj nuk janë zyrtare.

Për këtë shërbim të ri ka folur dhe kryeministri i cili në replikë me një ndjekëse që ankohet për problemet që ka e-Albania flet me shifra për aplikimet që bëhen çdo ditë në këtë platformë.

Tv Klan