Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një nismë interesante gjatë periudhës së fundvitit. Kreu i qeverisë ka ftuar të gjithë ndjekësit në një konkurs në adresën shqipëriaqëduam.al

“Me këtë nismë të fundvitit, ku ju ftoj që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.

Mësohet se në konkursin 2022 do të ketë një çmim për fotografinë e Vitit ku do të zgjidhen me votim tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që do dërgohen në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Po ashtu do të ketë çmim “Videokërkesa ime”, ku do të zgjidhen tre kërkesa fituese  për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit.

Në çmimi “Urimi më i mirë” do të zgjidhen 3 urimet më të veçanta që do të dërgohen me tekst, foto apo video për Vitin e Ri 2022./tvklan.al