Edi Rama ka shpërndarë personalisht ftesa në një lagjet të Tiranës për pjesëmarrje në protestën e 20 Nëntorit në kryeqytet.

Gjatë takimit me banorë të zonës së Komunës së Parisit, kryesocialisti ka akuzuar kryeministrin Berisha se mohoi rolin që ka patur opozita në anëtarësimin në NATO.

Edi Rama: “Sot unë jam këtu për t’i ftuar personalisht qytetarët dhe qytetaret e Tiranës të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë, të gjithë ata që duan të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në një mjet për të pasuruar familjen e tij. Pasdite në sheshin Skënderbej kanë të gjitha arsyet e zotit dhe të ligjit për t’i rezistuar këtij pushteti të korruptuar.”

Protesta e Tiranës vjen pas një turi të zhvilluar në rrethe, por ashtu si në ndalesat e tjera të këtij turi, deputetët socialistë kritikë të Ramës nuk do të marrin pjesë as në këtë protestë.

Të kontaktuar nga TV Klan, ata shpjeguan se nuk do ta mbështesin këtë protestë për aq kohë sa lidershipi ka zgjedhur rrugën në vend të parlamentit.

Burime brenda “Lëvizjes për mendimin ndryshe” bëjnë me dije se pas 20 Nëntorit do të marrin edhe një vendim zyrtar për thyerjen e bojkotit./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka