Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Bruksel.
Pëmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Kryeministri Rama e quan Rutten një mik të veçantë dhe mbështetës të paepur të Shqipërisë.
Krahas fotos, Kryeministri Rama shton se ky është takimi i parë me Rutten si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze.
“Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.
/tvklan.al