Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë me Ukrainën. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili aktualisht ndodhet në Davos për Forumin Ekonomik Botëror.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar atje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kanë qenë vetë udhëheqësit që kanë nënshkruar marrëveshjen.

“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, njoftoi Rama.

Kujtojmë se Rama ndodhet në Davos ku merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Kreu i qeverisë është takuar më herët edhe me përfaqësuesit e TikTok ku tha se “vendosëm disa piketa bashkëpunimi në javët e muajt në vijim, për të siguruar rihapjen e TikTokut në një kohë sa më të arsyeshme, por sigurisht me të gjitha garancitë e nevojshme, në mungesë të të cilave jemi të detyruar ta mbyllim së shpejti aksesin në platformë”./tvklan.al