Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që të tregohen të përgjegjshëm për pastrimin e ambienteve publike.
Nëpërmjet një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i qeverisë kërkon që të mbahen pastër sidomos plazhet publike, në kushtet kur pritet një fluks i madh turistësh.
“Një mesazh kaq kuptimplotë nga Niara e vogël në bregdet, ku dëshiron të mbledhë guaska e jo mbeturina, si një thirrje përgjegjshmërie për të gjithë ne të rriturit që të kujdesemi për hapësirat publike dhe pastërtinë e plazheve në këtë sezon veror me flukse të jashtëzakonshme turistësh që po zgjedhin të shijojnë Shqipërinë”, shkruan kryeministri.
Klan News