Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes për shëndetin. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto nga mjekët që merren me gjurmimin e rasteve të Covid, por edhe ekipet që shërbejnë në Urgjencë.
“Mirëmëngjes dhe me ekipet e shëndetësisë që kanë shërbyer 24/7, në pavijone, por edhe në çdo shtëpi, kudo ku thirrja e Urgjencës Kombëtare i ka kërkuar pavarësisht motit tejet të keq, ju uroj një javë të mbarë me lutjen të kujdeseni sa më shumë për shëndetin”, shkruan bashkangjitur fotove kryeministri Rama.
Javën e kaluar, qeveria mori masa shtesë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve pas orës 20:00 deri në orën 06:00 ./tvklan.al