Lideri i opozitës, Edi Rama, ka zhvilluar takimet përmbyllëse elektorale në Qarkun e Elbasanit. Duke u ndalur fillimisht në Cërrik dhe më pas në Elbasan, Rama në këto takime është angazhuar për rritje të punësimit dhe zhdukje të varfërisë. Sipas tij Partia Socialiste, do të ndërtojë shtetin e të gjithëve, do të ndërtoj shtetin e barabartë dhe do t’ju jap dinjitetin qytetarëve europian pavarësisht nëse jetojnë në provincë.
Edi Rama: “Edhe 3 dit na mbeten për t’u dhënë nëpunësat këtij shteti paprekshmërinë që kanë nëpunësit e këtij shteti që është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Edhe 3 dit na mbetën që së bashku të fillojmë punën për të ndërtuar shtetin e të qytetarëve e qytetareve, shtetin që u jep të gjithëve ujë, drita, punë, rend dhe siguri dhe që mbron pasurinë tonë të përbashkët duke garantuar pronën dhe dinjitetin e gjithsecilit”.
Ndërsa në takimin e zhvilluar në qytetin e Elbasanit, Rama është angazhuar për të dhënë një fund realitetit të 2 Shqipërive dhe ndërtimin e një Shqipërie që ecën drejt Europës tha ai me hapa të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik.
Edi Rama: “Duhet të marri fund historia e mësuesve, mjekëve, nëpunësve të gjunjëzuar përpara pushtetarëve e agallarëve. Duhet të marri fund historia e 18 vjetëve dhe veçanërisht e këtyre 4 vjetëve ku njerëzit po njohin përditë e më shumë presionin dhe kërcënimin e një pushteti që përditë e më shumë duan ta largojnë dhe do ta largojnë njëherë e mirë pas 3 ditësh në 28 qershor me votën për PS-në e Shqipërisë”.
Lideri i selisë rozë nuk ka kursyer as batutat për kundërshtarin e tij politik në këtë garë kryeministrin Sali Berisha.
Edi Rama: “Çardh dhetë ti mor lal, ti as katër s’merito. Pranej merr atë dyshin edhe ik në shpi”./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka