Edi Rama: “Sot ne kemi shtruar bashkërisht atë çka do të jetë aksioni ynë politik i cili fillon me kushtëzimin e kuvendit, por pa asnjë dyshim nuk mbaron këtu po përkundrazi do të shtrihet edhe në aspektet tjera. Kushtet tona janë një bazë për të ristartuar duke bërë transparencë, hapja e kutive të votimit është një normalitet demokratik, një procedurë e pa shmangshme për askënd dhe në asnjë vend në rast se ka një kërkesë. Kjo ndodh në shtet e bashkuara, kjo ndodh në vendet e BE-së dhe në Shqipëri kjo nuk lejohet, sepse në fakt fshihet mëkati i madh i këtyre zgjedhjeve, në ato kuti në fakt fshihet krimi zgjedhor, në ato kuti në fakt fshihet e vërteta e popullit shqiptar në 28 qershor. Kjo është ajo që Sali Berisha mban peng dhe kjo është ajo që Sali Berisha bashkë me Ilir Metën kërkojnë të lënë në terrin e harresës”./tvklan.al