Edi Rama: “Duke lexuar me shumë vëmendje raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Ne vlerësojmë frymën e përgjithshme dhe rekomandimet e tij dhe veçanërisht shumë prej argumentave, fakteve, konkluzioneve të shprehura në përmbajtjen e kapitujve të këtij raporti. Por mbi të gjitha ne i konsiderojmë bazuar pikërisht tek ky raport se gjendja e demokracisë në Shqipëri është kritike dhe se zgjedhjet e 28 qershorit nuk i përmbushën ato standarde për të cilat ne socialistët u përpoqëm gjatë gjithë periudhës përgatitore që i parapriu zgjedhjeve dhe të cilat qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi meritojnë. Madje ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit dhe për ne, ky raport është një kambanë alarmi për gjendjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Raporti i jep një përgjigje të drejtë dhe të ekuilibruar edhe shqetësimit tonë thellë, lidhur me bindjen se zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit ishin të cenuar në thelbin e tyre”./tvklan.a