Deri më 15 Qershor vëmendja e Kombëtares do të jetë tek Italia. Një sfidë emocionuese për disa prej kuqezinjve, të cilët luajnë në Serie A.
Mesfushori Ylber Ramdani i cili është titullar te Lecce thotë se kjo do ta ndihmojë ekipin.
“Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Të flasim në fushë. Pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, sepse janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dime sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit”.
Ramadani thotë se vlerësimi si jo favoritë në këtë grup të Europianit i motivon që të japin akoma më shumë në fushë.
“Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon edhe më shumë. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.
Kombëtarja është lënë pushim gjatë ditës së dielë duke mos zbritur në fushën e stërvitjes.
Përgatitjet për Euro 2024 do të vijojnë të hënën me ritëm të plotë.
Tv Klan