Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Edi Rama:- “Jeni tamam bijtë e “doktor rrumpallës”. Vetëm rrumpallë dini të bëni, bijtë e “doktor rrumpallës” jeni të gjithë. Vetëm për rrumpallë jeni”.

Kthim në politikën tradicionale shqiptare, kështu e cilëson ambasadori Lipponen, kryetari i zyrës së OSBE-së në Tiranë, retorikat e zjarrta të përdorura gjatë debateve për ngritjen e komisioneve hetimore në parlament e më tej, por sipas raportit për gjendjen në Shqipëri, lexuar përpara këshillit të përhershëm në Vjenë, këto retorika nuk janë shenja të paqëndrueshmërisë politike.

Në raportin e OSBE-së për Shqipërinë thuhet, se sulmet e zjarrta të doktor Berishës dhe taktikat e përdorura nga figura të tjera të opozitës, përfaqësojnë mjete të ngjashme, në mos disi më pak të zhvilluara me ato që shihen në demokraci më të përparuara perëndimore. Sipas raportit, ashtu dhe si në rastin e prishjes së paktit ndërmjet Nanos dhe Berishës, pas 6 muajve konsensus edhe rastet në fjalë janë thjeshtë pasoja të presioneve në rritje të fushatës parazgjedhore.

Megjithëse akoma përdoren akuza dhe retorika për të kënaqur mbështetësit e partive në bazë, vihet re një pjekuri e udhëheqësve kryesor politik, shprehet kryetari i përfaqësisë së OSBE në raportin e tij./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj