Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Komisioni hetimor parlamentar Rama, pas seancës së djeshme ku ka qenë prezentë edhe kryetari i bashkisë, ka vazhduar edhe paradite me takimin e të dyja palëve të komisionit. Nuk është arritur asgjë konkrete nga ajo që pritej të niste në katërditshin e fundit të këtij komisioni. Është bërë lojë fjalësh, janë dëgjuar akuza të ndërsjellëta mes deputetëve, që pretendonin, që ligji dje është shkelur nga pala kundërshtare.

Çështja për kryekomisionerin Olldashi mbetet e pambyllur, pasi kryetari i bashkisë nuk ka dëshmuar ende mbi abuzimet e bëra. Ndërkohë që komisionerët socialistë edhe njëherë, i quajnë të ezauruara seancat e dëshmitarëve. Janë thënë thuajse të njëjtat ide me të cilën është mbyllur seanca e zgjatur e djeshme.

Por ajo që këmbëngul opozita është sjellja e vetme e kryetarit të bashkisë për të dëshmuar. Kjo kërkesë për ta qëndron deri në 10 Qershor, fundin e mandatit të këtij komisioni. Komisionerët socialistë nuk kanë kërkuar të bëhen pjesë e kësaj farse sipas tyre, që denigron figurën e Edi Ramës.

Në tre ditët e fundit të këtij komisioni, duhej të bëhej akt-ekspertimi i provave konkrete dhe nisur nga puna për hartimin e raportit, që duket se nuk do të jetë një, pas ndarjes së ideve që kanë komisionerët për atë çka arriti ky komision. Megjithatë, nga kryetari i komisionit është lënë një mbledhje e dytë pasdite./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti