Ferdinand Xhaferri: “Dje u mbajt kongresi i 40-ve të disfatës elektorale të Edi Ramës. Kush ishin elementet kryesor që u vunë re? Sikurse duket dhe këtu, çensura është i vetmi standard që ka instaluar Edi Rama në PS-n. Të gjithë pamë sesi mercenarët e Edi Ramës, kërcënuan kundërshtarë të tyre politik, sesi mercenarët e Edi Ramës kërcënuan edhe gazetar. Elementi i dytë që u vu re, është për të ardhur keq po dje u mbajt kongresi i 0 alternativës. Për gjithçka u fol dje në kongresin socialist, por vetëm për alternativë nuk u tha asnjë fjalë, dhe kjo nuk është një problem i madh vetëm për opozitën, ky është një problem i madh për të gjithë ne, për të gjithë shoqërinë. Elementi i 3 që u vu re, votimi i fshehtë. Është shpallur person në kërkim në PS, është wontid. Standardet e votimit, ishin shumë më keq sesa votimi në këshillin bashkiak të Tiranës dhe Elementi i 4 për demokracinë e brendshme alternativën e shpalosi përfaqësuesi kryesor i politikës së re Gramoz Ruçi”./tvklan.al