Forcat rebele siriane kanë deklaruar se kanë marrë nën kontroll qytetin lindor të pasur me naftë, Deir al-Zour.
Një komandant i lartë i grupit Hayat Tahir al-Sham (HTS) tha se kishin pushtuar qytetin pasi luftëtarët të mbështetur nga SHBA u tërhoqën.
“Forcat tona kanë kapur të gjithë qytetin e Deir al-Zour”, thanë rebelët në një deklaratë.
HTS, grupi kryesor militant që përmbysi regjimin e Asadit në Damask, emëroi kryeministrin e ri të përkohshëm gjatë të martës, Mohammed al-Bashir.
Kjo erdhi pasi Izraeli konfirmoi se kreu sulme ndaj flotës detare të Sirisë, duke thënë se është pjesë e përpjekjeve të tij për të neutralizuar asetet ushtarake në Siri.
Forcat e Mbrojtjes Izraelite thanë se avionët e tyre luftarakë kishin kryer më shumë se 350 sulme ajrore në objektiva në të gjithë Sirinë./tvklan.al