Recetë e re për djathin vegjetal. Tentativa e rradhës është bërë për ta bërë edhe më të ngjashëm me formën kremose kur shkrihet.
Vaj kokosi, luledielli dhe proteina e bizeleve, është përbërja e duhur që bën që dhe djathi bimor të shkrihet dhe të jetë në formë kremose kur ngrohet, sikurse ai origjinali.
Receta e re ështe krijuar nga një grup kërkimor kanadez dhe është publikuar në revistën shkencore “Physics of Fluids”, dhe sjell një djathë me përmbajtje më të lartë proteinike, më pak yndyrna të ngopura, e duke ruajtur pamjen dhe formën e tij.
Për të arritur këtë produkt, kërkuesit kanë studiuar disa nga cilësitë thelbësore të djathit klasik, dhe sjelljen e proteinave te qumështit dhe mishit. Më të përshtatshmet pas shumë provave për djathin kaçkavall vegjetal rezultuan proteinat e bizeleve, ku në formulë shtohet 25% vaj arre kokosi, dhe 75% vaj luledielli.
Rezulton se nga produktet e krijuara deri më sot duke imituar produktet e bulmetit, kjo është alternativë më e shëndetshme dhe e ngjashme në krahasim me të tjerat të krijuara me përbërës vegjetal.
Klan News