Bisedimet mes Alfonso Davies dhe Bayern Munich kanë ngecur!

Në të tillë situatë, lojtari i ka kërkuar menaxherit të tij që të nisin bisedimet me klube të tjera të interesuara për shërbimet e kanadezit.

Katër klube të njohura europiane kanë shfaqur interes për mbrojtësin e majtë.

Kontrata 24-vjeçarit me gjigandët e Bundesligës i përfundon në verë.

Pavarësisht se mbetet një titullar i padiskutueshëm për ekipin e drejtuar nga Vinsent Kompani, bisedimet mes palëve nuk kanë përparuar.

Real Madridi e ka ndjekur prej kohësh 24-vjeçarin, por edhe Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Por shërbimet e tij kërkohen edhe nga Liverpuli dhe Manchester City, raporton Bild.

Nisur nga interesimi i 4 prej klubeve me emër të Europës, për bavarezët komplikohet edhe më shumë misioni për ta mbajtur atë në “Allianz Arena”.

Klan News