Sekretari i Përgjithshëm i Omonias, Marin Suli, thotë se të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri nuk respektohet nga qeveria socialiste.
Dhe për ta ilustruar përmendi shembullin e pronave të minoritarëve në zonën e Himarës.
I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Marin Suli tregoi, sipas tij, se çfarë duhet të bëjnë himariotët për të regjistruar pronat.
Marin Suli: Himara ka një veçanti, që ligjin 7501 e përshtati me ndarjen fshatçe, që çfarë ishte tokë e Blendit e mori Blendi, çfarë ishte e Marinit e mori Marini dhe s’ka konflikt.
Blendi Fevziu: Po atëherë regjistrohu.
Marin Suli: Po kush të regjistron. Thonë do ju regjistrojmë në një moment të dytë. Momenti i dytë e di kur është? Kur takon ndonjë rilindas, pi një kafe. Nga aty fillon një mekanizëm që të regjistrohet toka për 3 ditë, të shkëlqen lëkura, të shtohen lekët.
Blendi Fevziu: Kë rilindas ke takuar ti?
Marin Suli: Nuk më takojnë mua. Biles po zihemi me gratë në shtëpi, na thonë bëhu një muaj drejtor të bëjmë një hotel. Bëhu drejtor me këta, bën hotel në Himarë, është e thjeshtë.
/tvklan.al