Lajme të mira nga infermieria për Interin. Hakan Calhanoglu ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe është rikthyer ne stërvitje.

Mesfushori tuk zhvilloi stërvitje i veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, ndërsa të premten pritet të nisë përgatitjet me pjesën tjetër të grupit. E njëjta situatë edhe për mbrojtësin Francesco Accerbi.

Sa i pret Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar ende nuk është rikuperuar plotësisht. Tek Interi i frikësohen rikthimit të dhimbjeve për Asllanin në gju dhe për këtë arsye, lojtari nuk ka marrë ngarkesë të plotë, deri sa të jetë 100% i gatshëm.

Ndeshja e radhës për Interin, do të jetë ajo ndaj Venezia-s në shtëpi, e cila do të luhet ditën e diel. /tvklan.al