Pas pauzës së kombëtareve, në fundjavë rikthehet kampionati shqiptar, me ndeshjet e vlefshme për javën e 14-të.

Superiorja vjen me pesë përballje interesante, që do të luhen të ndara në dy ditë. Të shtunën, në orën 17:00, Vllaznia pret në shtëpi Teutën, ndërsa Dinamo luan me Skënderbeun në transfertë.

Të dielën, ndeshja e parë, është ajo mes Bylisit dhe Egnatias, e cila është planifikuar në orën 13:30.

Partizani sfidon Laccin në shtëpi në orën 17:00, ndërsa paralelisht luhet edhe kryendeshja mes Elbasanit dhe Tiranës. Në “Elbasan Arena”, pritet një përballje spektakolare, edhe për shkak të rivalitetit të madh që ka mes dy ekipeve. /tvklan.al