Nuk ka qetësi për Reece James. Mbrojtësi i Chelsea është dëmtuar sërish. 24-vjeçari është shoqëruar nga dëmtime të shumta në dy sezonet e fundit dhe duket se ky “makth” nuk ka fund për të.

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka zbuluar se mbrojtësi i djathtë nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Leicester në kampionat.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë, por nuk duan ta rrezikojnë dhe për këtë arsye është lënë jashtë.

Maresca tha ndër të tjera se James do të jetë me ekipin brenda pak ditëve. Nga fundi i sezonit 2022-2023, James ka pësuar katër dëmtime të njëpasnjëshme. /tvklan.al