“X Factor 5” nisi javën e shkuar në “Tv Klan” me mbrëmjet Live, me shumë protagonistë e zëra të bukur si dhe performanca fantastike. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, drejtuesja e këtij spektakli madhështor Alketa Vejsiu flet më shumë për këtë rikthim të fuqishëm.


Ajo e cilëson këtë edicion si atë të zërave më të bukur ndër vite, duke theksuar se diferenca mes garuesve është tejet e vogël.

-Alketë një rikthim të “X Factor”, bërë pushim, por përsëri rikthehesh me këtë patentë. Pse?

Alketa Vejsiu: Duhet ndonjëherë që të bësh pauza në televizion për një format të caktuar dhe mendoj që në periudhën që “X Factor” bëri 4 edicionet ishin disa talent shoë në ekrane të ndryshme dhe kishte nevojë që brezi të ripërtërihej se aq popullsi jemi.

-A ishte një sfidë ky rikthim?

Alketa Vejsiu: Unë isha e sigurt 100% që do kishim super prurje dhe duke pasur një pauzë totale të talent shoë në Shqipëri dhe një distancë kaq e madhe nga një format që u jep mundësinë të rinjve që të promovohen në një epokë jo me kaq shumë mundësi të jashtëzakonshme për t’u realizuar, për të arritur ëndrrat, them që “X Factor” ishte një zgjedhje shumë e mirë. Ky është një televizion vërtet i mirë që i shërben audiencës jo vetëm për t’u argëtuar, por u shërben të rinjve për t’u dhënë simbolin e shembullin e një pune me qëllim.

-Ne do të jemi për 15 javë rresht në televizionin Klan.

Alketa Vejsiu: 15 janë ato të netëve Live. Ndërkohë kemi një 3,4 mujor tjetër parapërgatitor kështu që ata bëjnë një vit të vërtetë shkolle, shkollën e vërtetë të jetës dhe televizionit që ndoshta asnjë Konservator kantoje dhe asnjë Lice nuk ua mëson.

-Çfarë ka ndryshe ky “X Factor”?

Alketa Vejsiu: Shiko ky “X Factor” është absolutisht edicioni me zërat më të mirë që kemi patur.

-Ka ndonjë të preferuar?

Alketa Vejsiu: Më pëlqejnë të gjithë, do jetë shumë e vështirë. Kemi filluar të vuajmë që tani për ata që eliminohen. Bëmë një hamendësim, kush mund të iki, na vinte keq./tvklan.al