Lajme të mira nga Italia. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar një javë më parë në gju dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Interit ndaj Juventusit.
Me Hakan Calhanoglu të dëmtuar, Asllani është projektuar titullar nga trajneri Inzaghi, në formacionin zikaltër.
22-vjeçari është stërvitur normalisht me grupin këtë të premte dhe pritet ta nisë nga minuta e parë takimin ndaj Juventusit.
Mundësi e artë për Asllanin që ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij dhe të bindë, për një fanellë titullari edhe në ndeshjet e ardhshme.
Ndeshja mes Interit dhe Juventusit është planifikuar të luhet ditën e diel, duke nisur nga ora 18:00. /tvklan.al