Aeroporti i Rinasit ka rinisur normalisht fluturimet drej Stambollit pas ndërprerjes që ju bën disa fluturimeve për shkak të trazirave në Turqi. Po ashtu normalisht ka vijuar edhe procesi fluturimeve drejt pikave turistike në Turqi. Agjencitë thonë që nuk ka patur asnjë anullim rezervimesh deri tani nga pushuesit shqiptarë.
Pas ndërprerjes që ju bënë disa fluturimeve nga aeroporti i Tiranës drejt Stambollit, për shkak të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, burime zyrtare nga Aeroporti “Nënë Tereza” thonë për Televizionin Klan se të dielën fluturimet në ketë destinacion kanë vijuar normalisht.
Dy janë fluturimet e përcaktuara drejt Stambollit të dielën, një në orën 9.25 minuta dhe një tjetër në orën 20.55 të darkës.
Po kështu edhe Agjencitë Turistike raportojnë një situatë normale të prenotimeve të bëra nga shqiptarët në pikat turistike në Turqi. Ata thonë se nuk ka patur asnjë anullim rezervimesh. Vetëm sipas të dhënave të një agjencie në kryeqytet, afro 330 persona janë nisur të shtunën drejt Antalias me charter, dhe mbi 300 pritet të nisen në datën 19 korrik.
Përsa i përket anullimeve të fluturimeve drejt Turqisë, kompania ajrore turke ka sqaruar në faqen e saj pasagjerët se për biletat e papërdorura do të bëhet rimbursimi i plotë.
Tv Klan