Adrian Bajrami rinovoi kontratën me Benfica-n deri në verën e vitit 2029.

Mbrojtësi kuqezi, është shfaqur shumë i lumtur pas firmës, duke thënë se dëshiron titullin me ekipin dhe të fitojë çdo ndeshje.

Bajrami falënderoi klubin për besimin e treguar ndaj tij, ndërsa tregoi edhe kujtimet më të bukura deri tani.

“Dua të rritem dhe të përmirësohem çdo ditë. Është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen time. Jam krenar për këtë rinovim. Dua të falenderoj klubin, për besimin e tyre.

Në aspektin personal, dua të përmirësohem çdo ditë, të mësoj nga stafi teknik dhe nga lojtarët e tjerë. Dua të shpallem kampion dhe të fitoj çdo ndeshje me ekipin. Kujtimet më të bukura? Fitimi i Kupës Ndërkontinentale me Benfica U-20 dhe grumbullimi me ekipin e parë”, u shpreh Bajrami.

Bajrami është pjesë e ekipit të parë të Benfica-s nga fillimi i sezonit aktual, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e të rinjve. /tvklan.al