Shpërthimi i Ebolas në Kongo është përhapur nga fshati në një qytet, duke shkaktuar panik se sëmundja do të jetë gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.

Ministri i Shëndetësisë Oly Ilunga Kalenga konfirmoi një rast në Mbandaka, një qytet me një milion njerëz rreth 130 km (80 milje) nga zona ku rastet e para u konfirmuan më parë këtë muaj.

Qyteti është një qendër e madhe e transportit me rrugë drejt kryeqytetit Kinshasa.

42 persona tani janë infektuar dhe 23 vetë mësohet se kanë vdekur.

Ebola është një sëmundje serioze infektive që shkakton gjakderdhje të brendshme dhe shpesh rezulton të jetë fatale. Mund të përhapet me shpejtësi përmes kontaktit me sasi të vogla të lëngjeve trupore dhe simptomat e saj të hershme si gripi nuk janë gjithmonë të dukshme.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Peter Salama tha se përhapja e Ebolës në një qytet të madh do të thoshte se kishte potencial për një “rritje shpërthyese” të rasteve të prekur nga Ebola.

“Ky është një zhvillim i madh i sëmundjes”

, tha ai për BBC. “

Ne kemi Ebola urbane, e cila është e ndryshme nga ajo rurale. Potenciali për një shpërthim më të madh të sëmundjes është aty”.

/tvklan.al