Aksi i ri Elbasan-Qafë Thanë do të jetë gati brenda vitit 2025. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku teksa inspektoi punimet që po realizohen në terren, tha se kjo vepër merr një rëndësi të veçantë pasi lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, por edhe do të ndihmojë në lëvizjen e qytetarëve drejt juglindjes.

“Do të ketë një pikë të re kufitare, pra nuk do të nevojitet më Qafë-Thana, sigurisht ajo do të mbetet funksionale, por ndërkohë do të kemi një lidhje të re kufitare me një tunel që do të lidhë Korridorin e 8.”

Punimet në Lotin 4 të këtij aksi rrugor kanë hasur në probleme me shpronësimet, të cilat sipas ministres Balluku do të marrin zgjidhje të menjëhershme.

“Jam e sigurtë që do ta zgjidhim sa më shpejtë për të mos pasur vonesa, duke qenë me të vërtetë kantieri duket se është në kulmin e punës.”

Ministrja Balluku njoftoi se kanë mbetur ende 60 ditë për të përfunduar projektet e aksit Thumanë-Kashar dhe tuneli i Llogarasë, të cilat pritet të kufizojnë trafikun për një mbarëvajtje më të mirë të sezonit turistik.

Tv Klan