Rolling Stones nisën turneun e tyre në Amerikën e Veriut ku ndalesa e parë e grupit të njohur muzikor ishte Huston. Koncerti ishte i pari nga 16 koncertet e planifikuara në të gjithë SHBA dhe Kanada që pritet të zgjasin deri në korrik.
Teksa ekipi i marrëdhënieve me shtypin e grupit nuk pranoi të jepte një shifër të fansave që ishin të pranishëm, uebfaqja e shitjes së biletave “Stub Hub” vuri në dukje se më pak se 2% e totalit të biletave në vend ishin në dispozicion dy orë përpara koncertit.
Koncerti në Huston tërhoqi fansa të të gjitha moshave në stadium, por pjesa më e madhe e audiencës ishte mbi 60 vjeç. Këngët që ata performuan ishin “Jumping Jack Flash”, “You can’t always get what you want” dhe “Out of Time” të cilat u pritën me duartrokitje ndërsa e mbyllën koncertin me hitin e tyre “Satisfaction”.
Ndalesa e radhës është New Orleans këtë javë ku pritet të dhurojnë një performancë speciale.
Klan News