I shumëkërkuari Dritan Rexhepi do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri. Policia njofton se si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ndërkohë ora e mbërritjes së tij në Rinas ende nuk bëhet me dije.

I shumëkërkuari është dënuar nga drejtësia shqiptare për vrasje dhe është në gjykim për dyshimet se ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pas grabitjes së një sasie kokaine nga i vëllai i këtij të fundit në Angli.

Rexhepi gjithashtu kërkohet edhe nga autoritetet italiane për çështje të trafikut të drogave, si një nga drejtuesit e një grupi kriminal.

/tvklan.al