Të paktën 32 persona kanë humbur jetën ditët e fundit në shtetin indianoverior të Uttar Pradesh dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga rrufetë.
Kryeministri i rajonit, Yogi Adityanath u shprehu ngushëllimet familjeve dhe urdhëroi kompensimin e të afërmve.
26 punëtorë ruralë në shtetin e Rajasthanin, po ashtu në Indinë Veriore, u plagosën pas goditjes së rrufeve. Punëtorët e plagosur u dërguan me shpejtësi në spital, 18 prej tyre dolën më vonë, ndërsa 8 femra mbeten nën kujdesin e mjekëve.
Rrufetë janë një fenomen i zakonshëm natyror në Indi, veçanërisht përgjatë sezonit monsoon, i cili zgjatet nga Qershori deri në Tetor. Rrufetë shkaktojnë më shumë viktima në Indi se çdo fenomen tjetër natyror, përfshirë përmbytjet dhe valët e të nxehtit.
Sipas studimeve, rreth 40 për qind të viktimave nga moti mes viteve 2001 deri në 2014 janë shkaktuar nga rrufetë. Në rang kombëtar, rrufetë llogaritet se vrasin rreth 2 500 persona në vit. /tvklan.al