Ndërtimi i linjës së re Durrës-Kukës, përveç rritjes së lëvizjes së mallrave dhe të njerëzve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe anasjelltas shihet si një bashkim faktik i dy anëve të njëjtit komb. Një “arterie” kombëtare, që lidh Kosovën me Shqipërinë, një potencial i fuqishëm që do të rrisë ekonominë mes dy vendeve të ndara me mijëra kilometra larg gjeografikisht. 

Autostrada Tiranë-Kukës, ka ndezur jo pak polemika , por dhe ka nxjerr shumë konkluzione dhe analiza mbi pasojat qeë do të trashëgoj kjo rrugë. Gjin Biba, specialist në fushën e pasurive të paluajtshme, jep konkluzionte se rruga do të ndikojë në tre aspekte të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, transporti, shkëmbimi tregtar si dhe pasuritë e paluajtshme . 

Gjin Biba: “Po të marrim secilin me radhë përveç se rruga është një nevojë për zhvillimin e dy vendeve tona sepse dy vendet tona ose si të thuash Shqipëria në radhë të parë ka qenë një vend shumë i izoluar. Shqipëria në qoftë se në 91-92 doli nga izolimi 50 vjeçar i komunizmit, rruga është ajo që po nxjerr fizik, nga ndarja fizike me Europën, sepse integrohen jo vetëm në Kosovë, më tej është Serbia, Bullgaria, Rumania etj. Duke iu dhënë akses këtyre vendeve me portet e Adriatikut, porti i Durrësit, por ndoshta edhe i Shëngjinit bën pra që të ketë një integrim rajonal Europian të vendit tonë në kosto shumë të ulët. Po të shohim distancën që shkurtohet nga rreth 260 km që është aktualisht pra nga Durrësi deri në kufirin e Shqipërisë do të shkojë në 170 km. Kjo është një term distancë që është në kosto direkte heq shpenzimet e transportit. Por ajo që është shumë e rëndësishme në transport është shqyrtimi i kohës dhe koha kalon nga  8 orë që bëhet aktualisht në 2 orë rrugë.”

Por pas këtij parashikimi, nuk mund të mbetet as kriza botërore, për të cilën Biba, deklaron se Shqipëria nuk aspak në recesion por në zhvillim të shpejtë të ekonomisë dhe rruga e Arbrit, është një vektor i rëndësishëm i këtij zhvillimi.

Gjin Biba: “Kam vënë re që në situata kritike të gjithë aktorët politik dhe ekonomik bashkohen për të luftuar kundër krizës. Në Shqipëri ndodh e kundërta dhe është shumë për të ardhur keq jashtëzakonisht shumë, që njerëzit ndahen për interesa ideologjik dhe luajnë me fatet e aktorëve ekonomik, me fatet e agjentëve ekonomik dhe thonë që kriza është një katastrofë për Shqipërinë. Ku Shqipëria vetëm përjeton simptomat e krizës dhe jo një krizë të vertetë, Shqipëria nuk është në recesion.”

Biba sjell dhe një argument të rëndësishëm për të cilën pak është folur gjatë analizave lidhur me përfitimet nga kjo rrugë, investimet në troje dhe prona. Deri një vit më parë, ka patur një interesim të kosovarëve për të blerë prona në bregdet dhe në Tiranë. Për këtë Biba thotë se ka një tendencë strukturale në rritje të njerëzve që kërkojnë prona, por jo vetëm ti blejnë ato por dhe të investojnë dhe t’i shfrytëzojnë ato.

Gjin Biba: “Shqiptarët shumë mirë mund të bëjnë tregti sepse cilësia e produkteve  është shumë e mirë. Mund të bëjnë tregti me bashkëkombësit e tij që janë shqiptarët e Kosovës. Kosovarët kanë interes jashtëzakonisht të madh që të vijnë të kalojnë pushimet, të vijnë të investojnë në Shqipëri. Thjesht nga kontaktet që kemi me investitorët dhe me njerëz që interesohen për blerje pronash, konstatojmë një rritje të vazhdueshme të fluksit të kosovarëve që vijnë interesohen për blerje pronash në Shqipëri për turizëm dhe pritet që këtë vit rritja e fluksit të turistëve të jetë 10-20% më e lartë se sa ka qenë vitet e kaluara dhe kjo është efekti i rrugës.”

Rruga do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km që do të përmirësoje lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës e pjesës tjetër të vendit në jug të tij dhe Morinës në kufi me Kosovën./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani