Aktorja Rudina Dembacaj e ka nisur vitin 2021 me një hap të rëndësishëm në jetën e saj.
Në ditën e parë të këtij viti ajo ka publikuar disa foto me partnerin e saj, Mark Frrokun në Bashkinë e Tiranës ku kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në martesë.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi në dasëm)”, shkruan Dembacaj. /tvklan.al


