Të ftuar: Mirela Kumbaro, Alba Dajlani, Kevin Malo, Prof. Dr. Fabio de Luca
“Vendi i nderit 2025” në Berlin, Ministrja Kumbaro: Çfarë do të thotë për Shqipërinë
Do jemi edhe sot së bashku, me shumë miq e tema të bukura për të diskutuar. E ftuara e parë që vjen, drejton një prej ministrive të rëndësishme në vend, siç është ajo e Turizimit dhe Mjedisit. Të gjitha shijet e ndjesitë e Shqipërisë turistike u prezantuan javën e kaluar në Berlin, në Panairin më të madh të turizmit në botë, ku Shqipëria u prezantua me një concept të ri “Albania All Senses”. Një lajmi I bukur gjatë këtij panairi për Shqipërinë, ishte edhe marrja e stafetës si “Vendi i Nderit 2025”, për të theksuar rritjen turistike dhe modelin unik të mikpritjes shqiptare. Një moment i rëndësishëm ky për Shqipërinë turistike, që nisur nga boom-I I vjteshëm me vizitorë, këtë vit, patjetër që pritshmëritë janë edhe më të larta.
Alba dhe Kevin: Përfundoi gara në “X Factor”, por në muzikë sapo ka nisur
X Factor vazhdon përgjatë të premteve mbrëma në ekranin e TV Klan të na dhurojë performanca dhe netë fantastike show. Do të jemi në këtë pjesë me dy prej të eliminuarve, që në fakt për të rrugëtimi veccse sapo ka nisur… Njëra prej tyre është Alba Dajlani një talent me një zë të jashtëzakonshëm dhe një dashuri të thellë për muzikën. Dhe Kevin Malo, një muzikant i ri nga Struga me një stil unik dhe një energji të jashtëzakonshme në skenë.
Kirurgjia e Valvulave në Zemër në Spitalin Hygeia, flet shefi i kardiokirurgjisë
Do të flasim në këtë pjesë për një temë shëndeti. Do të ndalemi më konkretisht në teknikat dhe profesionalizimi që garantojnë suksesin në kirurgjinë e valvolave në zemër në Spitalin Hygeia…