#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
E ftuar: Dhurata Thanasi
Dhurata Thanasi rrëfen si funksiononte ushqimi në kohën e komunizmit sepse ashtu si veshja apo stili i jetesës, me një vendim të Komitetit Qendror të asaj kohe, të gjitha menutë u unifikuan. Të gjitha mëngjezoret e restorantet duhet të kishin të njëjtën menu, pavarësisht qytetit. Baza çuditërisht ishte bullgare sepse personat që e përgatitën kishin mbaruar studimet në Bullgari. Gjithashtu Thanasi ka krijuar çokollatën e parë shqiptare, “Made in Albania” që ka shijet e secilit qytet të vendit.