“Mik Festival” nga Inva Mula, surprizat e edicionit të tij të 7-të

Greiss Petrovic/ Tendencat e Verë 2024 për veshjet e fustaneve të mbrëmjeve

Sfilatë në studio/ Çfarë të veshim gjatë festave? Tendencat e fustaneve, Verë 2024

Meri Shehu: Këtë javë do të bëhet nami/ Horoskopi për 17-23 qershor

Javë e “nxehtë” për shenjat: Flirt, festë…por dhe angazhime serioze!

Java që sapo ka nisur, tejet e “nxehtë” edhe në horoskop. Marrëdhënie të ndjeshme, projekte të reja e një Hënë e Plotë që i “befason” disi shenjat. Astrologia e njohur Meri Shehu dha detaje për secilën shenjë, duke iu caktuar dhe numrin e yjeve.

1 yll për Dashin!

Hëna e Plotë në Bricjap ndodh në fund të javës, shumë planetë i bëjnë Dashët të mos jenë vetvetja, të mblidhen. Dhe këtë Dashi nuk e do sepse është shumë ekspresiv. Papritur i duhet që në mes të verës të përkushtohet në një përgjegjësi familjare.

Demi, 3 yje!

Planetët në Gaforre janë miqësorë me Demët. Hëna e Plotë u jep një kontakt me jashtë. Brenda janë copë e thërrime sepse Jupiteri ka ikur nga shenja e tyre. Duhet shumë punë që të ndihen më mirë.

Binjakët, 4 yje!

Janë në pozicion më pozitiv sepse fillojnë me anën ekonomike. Një zhgënjim, do e përjetojnë dhe në mes të javës, kur Dielli bën një katërkëndësh me Neptunin në Peshk. Duhet të kenë kujdes sepse ajo që kanë arritur mund të jetë një “kështjellë rëre” që rrëzohet.

5 yje për Gaforret!

Afërdita në Gaforre, Mërkuri, e më pas do futet dhe Dielli. Vijnë të lodhur, por ama vijnë. Do kenë mundësi të flirtojnë, dashurojnë… Rregullat e lojës do i luajë dikush tjetër, partneri ose ndonjë bashkëpunëtor në punë. Megjithëse Gaforret japin gjithë sharmin që t’i joshin.

Luani, një yll!

Futen në një kutizë, më të vetmuar, të tërhequr. Do ëndërrojnë për një projekt pune. Kujdes me investime, premtime! Më mirë të merren me art, sesa vetëm të meditojnë. Luanët më vonë do marrin stafetën për këtë verë. Kjo javë është pak delikate me çështjet ekonomike.

Virgjëresha, 3 yje!

Aleanca juaj me Gaforren është e mirë në këtë periudhë. Shfrytëzoni ndjeshmëritë e njerëzve të afërm. Prezenca e tyre do jetë vendimtare për të kaluar nga zhgënjimet në një projekt, me njerëz të besueshëm. Do ecë mirë te investimet, nuk mungon ndonjë flirt…

Peshorja, 4 yje!

Preken në jetë, famë, shumë propozime. Mund të kenë avantazhe shumë të mira. Me Jupiterin në Binjak janë të favorizuara. Është një mbyllje e bukur dhe me njerëzit e duhur përreth mund ta kapërceni melankolinë në fund të javës.

Akrepi, 4 yje!

Megjithëse janë të lodhur planetët, përsëri Akrepët do e marrin energjinë. Vijnë gjërat sipas temperamentit të tyre, do bëjnë hajër në ekonomi, biznes, marrëveshje, por me njerëz që kanë të njëjtin temperament. Do shkojnë mirë me Gaforret, Peshqit…

Shigjetarët, vetëm 2 yje!

Një dorë do japin, një dorë do marrin! Bilancin do e bëjnë të Dielën që vjen. Po bëhet një bilanc shumë i fuqishëm, ka të bëjë dhe me drejtësinë, ashpërsinë e një programi. Nuk do ndihen vetvetja me gjithë këto lekët e mira që do marrin në fillim të javës. Në jetën personale janë pak të dyzuar.

Bricjapët, një yll!

Duan një martesë, bashkëpunim. Kjo varet nga ndjeshmëria, jo nga puna. Ose nga aftësia e saj/tij. Shumë Bricjapë presin që të tjerët të jenë gati, por të shohim të Dielën e ardhshme. Shanse ka…

Ujori, 3 yje!

Do dalin, do komunikojnë, do gjejnë një punë të mirë, do flirtojnë. Kalojmë nga flirti e festa, në një angazhim më të punës, më investues. Në mes të verës me një projekt, i bën që të marrin 3 yje. Do shpërblehen në lidhje me punën.

Peshqit, 3 yje!

Shumë planetë në Gaforre, vijnë erëra të mira. Fryn ai fladi që anijet e tyre të përparojnë…Peshku do kapë ngjala të paktën, në mos në det, në ndonjë lagunë. Këtë javë do e festojnë mirë. Një e Dielë e mirë i pret, do vijë dikush për t’i kërkuar.

/tvklan.al