#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rikthehet Soni Malaj: Ju prezantoj kategorinë e djemve në X Factor
Prej disa javësh, në Televizionin Kombëtar Klan ka nisur edicioni i 6-të i “X Factor Albania”.
Çdo të premte mbrëma në orën në orën 21:00 në ekranin Kombëtar të TV KLAN, Prej 20 dhjetorit kanë nisur netët live, ndërkohë të premten e kaluar, ishte edhe nata e katërt live, ku të rinjtë e talentuar dhuruan emocione dhe performanca fantastike…
Ne do të kemi sot një prej kategorive të këtij edicioni, atë të djemve, që rikthen pas 10 vitesh këngëtaren Soni Malaj si mentore, pas eksperiencës në edicionin e parë dhe të dytë të “X Factor Albania”, po me kategorinë e djemve. Le t`i presim pa humbur kohë…
Talebanet murosin dritaret/ Çfarë po ndodh me gratë në Afghanistan?
Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një ngjarje nga bota . Bëhet fjalë për Afganistanin, një vend me histori dhe tradita të pasura, dikur simbol i forcës dhe pjesëmarrjes së grave në jetën publike, sot ndodhet në një realitet të zymtë. Që nga viti 2021, gratë afgane janë përballur me kufizime të njëpasnjëshme, të cilat po i largojnë nga arsimimi, puna dhe hapësirat publike. Së fundmi, një dekret i talebanëve ka ndaluar ndërtimin dhe përdorimin e dritareve që mund të ofrojnë pamje nga hapësirat ku gratë ndodhen në shtëpi, një masë që ka tronditur edhe më shumë komunitetin ndërkombëtar.
Për të diskutuar rreth këtij realiteti dhe pasojave të tij, në studio kemi të ftuar Raina Kovacin.
“Mocha Mousse”/ Kjo është ngjyra e vitit 2025, që do e shohim kudo
Jemi rikthyer në këtë pjesë të tretë , ndërsa flasim për ngjarjet botërore, nuk mund të mos i kthehemi edhe trendeve që na prekin përditshmërinë, si arredimi i shtëpive tona.
Ngjyra e vitit 2025 tashmë është shpallur dhe po merr vëmendjen e arkitektëve dhe dizajnerëve të interierit në mbarë botën. Pantone ka shpallur Mocha Mousse si ngjyrën e vitit 2025.
Si po e përdorin ata dhe cilat janë kombinimet që mund të bëjmë edhe në shtëpinë tona, do e komentojmë me arkitekten, Entela Koja Spahivogli.