#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Rudina – A rrezikohemi nga virusi i quajtur HMPV? Flet mjekja Ina Arizaj


Përshëndetje të dashur miq takohemi sot në këtë të hënë të parë të Vitit 2025. Do të jemi sot me një mjeke interniste, e cila vjen nga Italia, me profil metabolic, me të cilën në fakt do të diskutojmë disa tema të rëndësishme shëndeti.

Të gjithë jemi shqetësuar gjatë kësaj fundjave, teksa shihnim njerëz me maska dhe spitale të tejmbushura në Kinë me njerëz të prekur nga virusi, i quajtur HMPV ose ndryshe Metapneumovirusi i njeriut. 5 vite pas Covid-19 a po përballemi me një pandemi të re?

Dhe në lidhje me pandeminë e COVID-19, tani që jemi në post-covid, çfarë ndikimi ka COVID në shëndetin afatgjatë? Edhe pse tashmë në një botë ku teknologjia avancon me ritme të shpejta, ka shumë mënyra si ta përdorim teknologjinë për të monitoruar shëndetin, pra do të ndalemi edhe tek shëndeti digjital. Këto do të jenë edhe 3 temat që do trajtojmë sot me të, ndaj pa humbur kohë ftojmë Ina Harizaj- mjeke interniste me profil metabolik.

Rudina – Nga triumfuesit e mbrëmjes tek tapeti kuq/ Çfarë ndodhi në “Golden Globes 2025”?


Do të flasim në këtë pjesë të dytë për ceremoninë e 82-të të GOLDEN GLOBES 2025, që u mbajt mbrëmjen e djeshme, më 5 janar në Beverly Hilton në Los Angeles, në Kaliforni. Ceremonia e parë e Vitit 2025, që mblodhi yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, duke shpallur fituesit e saj dhe duke celebruar arritjet më të mëdha të vitit. Nga shpallja e fituesve deri tek momentet e veçanta, por edhe veshjet në Tapetin e Kuq do të diskutojmë më gjatë sot…
Të ftuar: Klemi Sinakolli, Elda Laze

Rudina – “Lajmë llogaritë e viteve të mëparshme”, Meri Shehu tregon shenjën që do të triumfojë këtë Janar


Do të jemi në këtë pjesë të tretë me astrologen më të fashme në Shqipëri, si çdo të hënë për
parashikimin e horoskopit për muajin janar. Si do të renditen shenjat?
Renditja nga më keq në më mire për muajin JANAR
12.Shigjetari
11.Dashi
10.Luani
9.Gaforrja
8.Binjakët
7.Demi
6.Peshorja
5.Virgjëresha
4.Akrepi
3.Peshqit
2.Bricjapi
1.Ujori
E ftuar: Meri Shehu

/tvklan.al