Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
I vodhën llogarinë, kush është deputeti, që ra pre e mashtrimit
Deputetit demokrat Flamur Noka duket se i është vjedhur llogaria online. Në faqen e tij, ai reklamon fitime të mëdha me pak investim, gjë të bën të dyshosh, se llogaria e tij është vjedhur. Kjo vjen në një kohë, kur Noka përflitet se është vënë nën hetim pasuror nga Spak.
Me temperaturë të lartë i bënë veç serum, i riu vdes nga sëmundja e miut
Jemi në Lac me denoncuesin Feriz Lami, pasi në korrikun e vitit të kaluar, i biri, Fatjon Lami, 38 vjecar humbi jetën, pasi u ndje keq, teksa vadiste misrin. I riu shfaqi probleme shëndetësore, që tani i atribuohen një infeksioni të minjve. Sipas familjarëve, ai u pranua së paku tre herë nga urgjenca e spitalit të Kurbinit, ku kreu disa trajtime pa asnjë ekzaminim mjekësor. Më pas u dërgua në Infektivin e Tiranës me vonesë në gjendje kome, ku fatkeqësisht humbi jetën.Ferizi thotë, se të birit i bënë vetëm serume dhe temperatura nuk i binte.Ndërkohë një tjetër banor i zonës, që u kurua në kohë, sot është në jetë.Mjekja Xhentiljana Nazaj, shpjegon, se kur pacienti vjen me temperaturë, dëgjohet edhe për shqetësime të tjera. Nëse mbas dy ose tri ditëve me mjekime, temperatura nuk ulet, duhen bërë ekzaminimet dhe të dërgohet te mjeku specialist infeksionist.Agron Lala, shefi i Urgjencës në Laç pranon, se për rastin e të ndjerit është neglizhuar.
“O shpirti i dajës, ne i bëjmë me foto”, moda e re e grafive në spitale
Një qytetare nga Elbasani ka drejtuar në “Stop” një ankesë për spitalin e qytetit. Pasi ka bërë një grafi, zonja nuk është pajisur me film, por i është thënë, se duhet të bëjë foto me telefon. Ne u drejtuam në Spitalin e Elbasanit dhe vërtetuam, se grafia merret me foto nga telefoni.Mjeku imazherist i thotë zonjës, se në Elbasan kështu jepen grafitë.Vec kësaj, ai i merr dhe 5 mijë lekë për shërbimin.Për këtë problem biseduam me shefin e imazherisë, i cili thotë, se filma dhe disqe ka në spitalin e Elbasanit dhe nuk ka dijeni, që mjekët nuk i përdorin.