IOC sërish i ashpër, edhe bjellorusët nuk do të lejohen në hapjen e Lojërave në Paris
Tjetër ndalesë për sportistët rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike të kësaj vere. Atletë të këtyre dy shteteve nuk do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Parisit, edhe pse në garat olimpike do të marrin pjesë si neutral.
Vendim që merret nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar si shenjë për të mos ashpërsuar tensionet prej thuajse dy vitesh në nivelin ndërkombëtar për sportistët rus dhe bjellorus. Sportistët nga këto vende që kualifikohen për Lojërat do të garojnë si atletë të pavarur pa flamujt dhe himnet e tyre pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.
Atletëve nga të dy vendet tashmë u ishte ndaluar të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike, duke filluar në Paris më 28 gusht, pak më shumë se dy javë pas përfundimit të Lojërave Olimpike.
Në muajin dhjetor, Komiteti Olimpik ndërkombëtar e pezulloi Rusinë fillimisht nga ky turne, por dha dritën jeshile më pas që të konkurrojnë si neutralë për sa kohë që nuk mbështesin në mënyrë aktive luftën kundër Ukrainës. Lojërat Olimpike të Parisit do të mbahen nga 26 Korriku deri më 11 Gusht.
Klan News