Moti është përkeqësuar pasditen e kësaj të premteje. Reshjet e shiut janë instesifikuar në disa qytete. Në durrës janë përmbytur disa rrugë duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në kryqëzimin pranë stadiumit dhe në zonën e spitalit.

Për shkak të detit të trazuar, është pezulluar lundrimi i tragetit Durrës-Bari dhe anasjelltas.

Dëme ka pasur edhe në disa biznese për shkak të erës së fortë. Një pemë dekorative është rrëzuar, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz.

Në Lezhë niveli i lumenjve Drin dhe Gjadër është rritur ndjeshëm, por nuk rrezikohet dalja e tyre nga shtrati.

Lumenjtë Drin, Mat dhe Gjadër kanë rritur prurjet, por aktualisht nuk ka rrezik për përmbytje. Pasdite raportohet se ka pasur prezenca ujë dhe në autostradën Lezhë – Thumanë.

GJatë ditës në këtë bashki ka pasur mungesë të energjisë elektrike shkak të difekteve difekte në shtyllat e tensionit të lartë.

Prej ditës së Enjte është pezulluar lundrimi nga porti i Shëngjinit, për shkak të erës së fortë e cila ka shkaktuar dallëzim në det 8 ballë.

Shkëputja e një masivi shkëmbor bllokoi për disa orë aksin rrugor Prekal – Kir në bashkinë e Shkodrës.

Në Pukë disa pavione të spitalit janë jashtë funskionit për shkak të shiut që ka depërtuar nga shembja e çatisë një ditë më parë.

Në Vlorë ka pasur mungesë të energjisë elektrike në zonën e Orikumit e Dukatit ndërsa janë pezulluar dalja e anijeve të vogla dhe varkave në det.

Në Tiranë ka rritje të nivelit të ujit në Lanë, por që nuk rrezikohet të shkaktojë përmbytje.

Kryebashkiaku Veliaj raportoi se ka pasur disa rënie pemësh. Në Elbasan pati probleme në qarkullimin e mjeteve në unazë ndërsa mungon energjia në disa fshatra.

Për shkak të motit të keq drejtoria e përgjithshme e policisë rrugore u ka bërë apel qyetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes. Për të shmangur aksidentet, janë shtuar forcat e kësaj police në rrugë.

Klan News