“Në tryezën e tratativave, jemi gati për shkëmbim territoresh”.
Kjo është deklarata e fundit e Presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenski, i cili ka theksuar se pa SHBA, Evropa nuk i ofron siguri vendit të tij.
Kështu është shprehur Presidenti pas intensifikimit të deklaratave të homologut amerikan Trump, edhe për një deklaratë të forte, ku tha se një dite Ukraina mund të jetë Rusi.
Zelenski është shprehur se nëse Trump do të arrijë të ulë në tryezë bisedimesh Ukrainën dhe Rusinë, është i gatshëm t’i ofrojë Rusisë një shkëmbim territoresh direkt, duke hequr dorë nga ato zona që janë nën kontrollin e Kievit në rajonin e Kursk.
Në intervistën e dhënë për The Guardian, ai shton se nuk është në dijeni se cilat pjesë territoresh do të shkëmbehen.
Gjithashtu ka theksuar faktin se nëse SHBA tërheq ndihmat për Ukrainën, Evropa nuk do te jëtë në gjendje të mbushë këtë boshllëk.
“Edhe nëse Evropa do të ofronte garanci sigurie pa SHBA, unë do të them sërish jo”, ka theksuar Volodomyr Zelennski.
Ndërkohë që kjo deklaratë e fortë vjen pak para takimit të rëndësishëm diplomatik me zv/Presidentin amerikan JD Vance këtë javë.
Klan News