1 person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi raketor në kryeqytetin ukrainas.

Një seri shpërthimesh të fuqishme tronditën kryeqytetin në orët e para të mëngjesit, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se mbrojtja ajrore po punonte për të penguar sulmet.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan gjashtë nga shtatë raketat balistike të lëshuara gjatë sulmit. Për sulmin reagoi edhe presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet më vete. Putini nuk po përgatitet për paqe, ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete”, u shpreh Zelensky.

Mundësitë për rifillimin e negociatave të paqes për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë gati tre vjet më parë janë rritur pasi Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai kishte qenë në kontakt me Kievin dhe Presidentin rus Putin.

Zelensky tha gjithashtu të martën se Kievi së shpejti do të zhvillojë bisedime me zyrtarët amerikanë.

Klan News