Rusia ka nisur një valë sulmesh me dronë në Kiev dhe qytetin verilindor të Sumi. Ushtria ukrainase bëri të ditur se kishte rrëzuar 61 nga 83 drone.
“Nuk u raportuan të lënduar në sulmin që shkaktoi një zjarr në një ndërtesë jo-rezidenciale në Kiev”, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në Telegram.
Nga sulmet u evakuuan dhjetëra banorë nga shtëpitë e dëmtuara.
Të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët në agresionin në shkallë të plotë që Rusia nisi në Shkurt 2022, por mijëra civilë kanë humbur jetën.
Klan News