Perëndimi shtrëngon dhëmbët ndaj Rusisë ndërsa kjo e fundit tregon kryeneçësi ndaj reagimeve të ashpra. Pak orë më arë Moska ka testua në ajër një raketë balistike interkontinentale që sipas ministrisë së Mbrojtjes ruse është për të provuar forcën ndaj sistemit raketor amerikan në Evropën Qendrore.

Më herët shefi i diplomacisë franceze paralajmëroi Rusinë se Bashkimi Evropian po shikon seriozisht mundësinë e sanksioneve ndaj saj, Kushner nuk dha detaje, por tha se përpjekjet janë për një zgjidhje nëpërmjet negociatave. Gjithsesi sipas tij gjithçka do të vendoset në takimin urgjent të Bashkimit Evropian që do të zhvillohet të hënën. Ndërkohë presidenti francez Nicolas Sarkozy i kërkoi  homologu të tij Dimitrij Medvedev gjatë një bisede telefonike të përmbushë 6 pikat e marrëveshjes së armëpushimit pasi sipas ti tensione duhen ulur.

Nga ana tjetër duket se Rusia ka dështuar për të marrë mbështetjen e organizatës për bashkëpunim të Shangait, ku marrin pjesë Kina, Taxhikistani, Kirgustani, Kazakistani dhe Uzbekistani në lidhje me vendimin për të njohur Osetinë Juore dhe Apkazinë. Në deklaratën e përbashkët thuhet se zgjidhja e konfliktit në Kaukaz duhet të jetë paqësore dhe se duhen respektuar principet historike, kulturore të çdo vendi në bazë të ruajtjes së integritetit territorial.

Për sa i përket paralelizmave të Moskës zyrtare për dy rajonet separatiste Gjeorgjiane dhe Kosovës. Të njëjtën tezë ka mbrojtur dhe kryeministri i ri serb Mirko Svetkovic duke shtuar se pavarësia e Kosovës prodhoi efektin domino që po ndodh në Kaukaz. Ndërsa Uashingtoni ka mohuar kategorikisht të ketë paralelizma të tilla duk ei konsideruar si raste krejtësisht të ndryshme./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj