Tensioni mes Moskës dhe Tbilisit mbetet i lartë. Ndërsa Rusia insiston se trupat e saj vazhdojnë të tërhiqen nga Gjeorgjia, kjo e fundit e mohon këtë. Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner u shpreh se sa herë që Parisi i telefonon Moskës, përgjigja që merr është se tërheqja e trupave do të fillojë.
Por Parisi e ka bërë të qartë se kjo tërheqje duhet të fillojë menjëherë. Kushner nënvizoi se Moska ka nënshkruar armëpushimin me Gjeorgjinë dhe shprehu shpresën se Rusia e kupton se siglimi i kësaj marrëveshje duhet respektuar.
Ndërkaq BBC thotë se një numër i madh tankesh e automjetesh të tjera janë parë duke lëvizur përgjatë rrugës jashtë qytetit të Gorit, por nuk dihet akoma se kontrolli rus mbi qytetin portua të Potit vazhdon.
Nga ana tjetër Rusia ka mbyllur kufirin me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin me pretendimin se do të pengojë terroristët të huaj të hyjnë në territorin e vet, por edhe kalimin armëve kontrabandë. Në bazë të një dekreti të firmosur nga kryeministri Vladimir Putin, mbyllja e kufirit është e përkohshme.
Pos kësaj të dy vendet e përfshira në konflikt kanë nisur edhe të shkëmbejnë të burgosurit e parë të luftës. Organizata për sigurinë dhe për bashkëpunim në Europë thotë se Rusia e ka pranuar dislokimin e 20 vëzhguesve ushtarak përreth rajonit të Osetisë jugore. Megjithatë OSBE shton se dislokimi i planifikuar ende ka nevojë për aprovimin e qeverisë gjeorgjiane./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle