Përfaqësuesit më të lartë të Bullgarisë, Rumanisë, Austrisë, Hungarisë dhe Turqisë nënshkruan sot në Ankara marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit Nabuko. Ky gazsjellës do të transportojë gazin natyror të Azisë qendrore drejt Bashkimit Evropian duke anashkaluar Rusinë.
Gjatësia përfundimtare e gazsjellësit do të jetë 3.300 kilometra, kostoja 7,9 miliardë euro. Fillimi i ndërtimit të këtij gazsjellësi është parashikuar në vitin 2011. Faza e dytë nga 2014 deri 2015 me zgjerimin e tij në drejtim të lindjes.
Rusia nga ana tjetër në përpjekje për të ruajtur rolin e saj dominues ka bërë planet e veta për transportimin e gazit nga rajoni i detit Kaspik për në Evropë, nëpërmjet gazsjellësit “Southstream”. Ky projekt mund të përfundojë më shpejt se “Nabucco”.
Aktualisht, Rusia plotëson 60% të nevojave Europës me gaz. Vendet e Ballkanit dhe Europës juglindore e kanë provuar në kurriz se si pasojë e mosmarrëveshjeve të Rusisë me Ukrainën, u braktisën në të ftohtë për shumë kohë./tvklan.al