Rustem Gjata:“Është mese e nevojshme të kufizohet ky imunitet, por unë mendoj se pa bërë ndryshimin e kushtetutës nuk mund të kufizohet. Nuk ka rrugë tjetër tashti. Ka patur dhe ndryshime…jam shprehur në mënyrë figurative kështu për mustaqet e Çelos. Më thanë aty nuk duhet prekur kushtetuta, por kjo është një çështje parimore. Nuk u bë përpara, duhet të ishte bërë bashkë. Nuk arritën forcat politike të merren vesh. Unë nuk i gjej arsye që të mos merren vesh forcat politike, qoftë përpara, qoftë tash”.
Gent Ibrahimi:“Në këto dy kuptime. Në kuptimin që më në fund po bëhet një hap drejt kufizimit të imunitetit dhe që hap po bëhet aty ku duhet në kushtetutë. Lajmi është i mirë dhe i mirëpritur. Natyrisht që në sytë e opinionit publik rikthimi tek kushtetuta kaq shpesh lë një shije jo të mirë. Do të ishte më e udhës që rishikimi i dokumentit bazë kushtetues të bëhej në mënyra më programatike që palët të kishin një program bashkëpunimi afatgjatë dhe që ndërhyrjet në kushtetutë bëheshin në bllok. Për arsye të një lloj etike, në qoftë se mund të flas me këtë gjuhë, do të ishte më e udhës që ndërhyrjet të ishin të grupuara dhe të bëheshin si të thuash në momente të caktuara dhe jo rast pas rasti”./tvklan.al